Fordi i parë Mustang GT nga gjenerata e shtatë shitet për 565 mijë dollarë

Auto

Fordi i parë Mustang GT nga gjenerata e shtatë shitet për 565 mijë dollarë

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 17:03
Fordi i parë Mustang GT

Njësia e parë e modelit të gjeneratës së shtatë të Ford Mustang GT, është shitur nga shtëpia e ankandeve Barret-Jackson në Arizona të SHBA-ve.

Oferta më e mirë gjatë ankandit humanitar kapi vlerën e 565 mijë dollarëve. Edhe pse vetura akoma nuk është prodhuar, një gjë e tillë është e zakonshme për shtëpitë e ankandeve.

E fatlumi do të mund të zgjedhë specifikat e veturës sipas nevojave dhe kërkesave të tij. Do të jetë një Mustang me motor 5 litërsh Coyote V8 që prodhon 486 kuaj-fuqi.

Pronari do të zgjedhë mes ndërruesit manual me gjashtë shpejtësi apo atij automatik me 10. Në ofertë janë në total 11 ngjyra të karrocerisë.

Opsionet shtesë përfshijnë fellnet prej 18 dhe 20-inç. Adhuruesit e veturave sportive do ta kenë në pako edhe Performance Pack që nënkupton ulëse Recaro.

Kjo nuk është hera e parë që Ford shet modelin e ri për qëllime humanitare, pasi janë shitur edhe njësitë e para të gjeneratës së pestë dhe të gjashtë të Mustang sikurse edhe Bronco i parë, Mustang Mach-E, Mustang Shelby GT350 dhe GT500 Heritage Edition. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat