Bleu një veturë të re Tesla, por automjetit i bie timoni gjatë vozitjes

Auto

Bleu një veturë të re Tesla, por automjetit i bie timoni gjatë vozitjes

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Pronari i një veture të re të Teslas u befasua shumë kur timoni i ra gjatë vozitjes.

Një përdorues i rrjeteve sociale i quajtur Prerak zbuloi se muajin e kaluar ishte bërë  pronar i një Tesla, Modeli Y. Një javë më vonë, teksa ngiste në autostradë, timoni i ra dhe përfundoi në prehrin e tij.

Ai ka ndarë menjëherë përvojën e pakëndshme në rrjetet sociale, duke etiketuar Elon Muskun dhe disa emra të tjerë.

Në çdo rast, Prerak thirri një shërbim rimorkimi për ta dërguar automjetin në një qendër shërbimi të Teslave, ku pagoi 103,96 dollarë për riparim.

https://twitter.com/preneh24/status/1619889507133976580/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1619889507133976580%7Ctwgr%5E9291b708428a2afbde7d9adef3cfae0ea7a77d05%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbleu-nje-veture-te-re-tesla-por-automjetit-bie-timoni-gjate-vozitjes%2F

Prerak arriti në përfundimin se ka humbur plotësisht besimin te Tesla, ndaj dëshiron ta kthejë veturën me rimbursim të të gjithë shumës së paguar.

Në çdo rast, të krijohet përshtypja se Tesla duhet të punojë më shumë për kontrollin e cilësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat