Ford do të rikthehet në Formula 1 në vitin 2026

Auto

Ford do të rikthehet në Formula 1 në vitin 2026

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 06:57
Ford

Me 10 kampionate të fituara nga konstruktorët dhe 13 kampionate të fituara nga shoferët, Ford është prodhuesi i tretë i motorëve më i suksesshëm në historinë e Formula 1-shit, dhe tani ka njoftuar rikthimin për sezonin 2026.

Kanë kaluar afro 20 vjet prej se kur Ford u largua nga F1 në vitin 2004 gjatë kohës kur ishte furnizues i motorëve për ekipin Jordan. Pozicioni që Ford pritet ta merr në vitin 2026 do të jetë përsëri si furnizues i motorëve dhe nuk pritet që të futet si ekip i ri.

Në një deklaratë, Ford tha: “FIA dhe F1 e kanë bërë një angazhim për qëndrueshmëri me rritjen e përdorimit të energjisë elektrike e gjithashtu edhe të derivateve të qëndrueshme – e që është një nga arsyet kyçe të kthimit të Ford në Formula”.

Ky ndryshim thuhet se është gjithashtu një motiv kyç për Audi, të cilët gjithashtu planifikojnë që t’i bashkohen F1-shit në vitin 2026 në një bashkëpunim të bërë publik së fundmi me Sauber Group.

Presidenti i FIA, Mohammed Ben Sulayem komentoi mbi vendimin e Ford, duke thënë: “Janë disa prodhues që kanë një histori të famshme në garat automobilistike si Ford, kështu që rikthimi i tyre në Kampionatin Botëror të FIA Formula Një është një lajm i shkëlqyer”.

“Ky rikthim nënvizon tutje suksesin e Rregulloreve të Njësisë së Energjisë për vitin 2026”, shtoi tutje ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat