Luminar dhe Mercedes-Benz zgjerojnë marrëveshjen për teknologjinë e vetë-drejtimit

Auto

Luminar dhe Mercedes-Benz zgjerojnë marrëveshjen për teknologjinë e vetë-drejtimit

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 22:21
Mercedes-Benz

Prodhuesi i sensorëve për self-driving apo vozitjes vetë-drejtuese, Luminar Technologies njoftoi një partneritet të zgjeruar me Mercedes-Benz Group të mërkurën për të mundësuar drejtimin plotësisht të automatizuar për automjetet e tij të gjeneratës së ardhshme.

Prodhuesit e automjeteve nga Tesla Inc te General Motors po fokusohen në automjetet autonome, por pengesat teknologjike dhe rregullatore mbeten.

Firmat e teknologjisë si ajo e Alphabet Inc, Waymo dhe sipërmarrja e përbashkët e Aptiv-Hyundai Motor, Motional, po kërkojnë gjithashtu të zhvillojnë automjete autonome për përdorim komercial.

Luminar do të furnizojë prodhuesin gjerman të makinave me lidarë, të cilët përdorin impulse të dritës lazer për të matur distancën midis sensorit dhe një objekti dhe shihen gjerësisht si thelbësore për arritjen e vozitjes së plotë autonome.

Luminar dhe Mercedes-Benz kishin njoftuar një partneritet në janar të vitit të kaluar.

Luminar me bazë në Palo Alto, Kaliforni tha gjithashtu se planifikon të ndërtojë një fabrikë në Azi për të mbështetur marrëveshjen shumë miliardë dollarëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat