“Ngatërron pedalin e gazit me të frenave”, britaniku përplaset direkt me Ferrari me pesë vetura tjera të parkuara

Auto

“Ngatërron pedalin e gazit me të frenave”, britaniku përplaset direkt me Ferrari me pesë vetura tjera të parkuara

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Shoferit të një Ferrari që u përplas direkt me pesë veturat e parkuara në kolonë, i është ndaluar të vozit për 12 muaj.

ADVERTISING

Richard Cullen pati humbur kontrollin mbi mjetin motorit, duke dëmtuar pesë vetura që ishin të parkuara njëra pas tjetrës në Romsley të Worcestershire të Anglisë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes duke u shtirur thuajse nuk ka ndodhur asgjë e keqe.

Por gjykata në Birmingham njoftoi se Cullen ka pranuar se ka bërë vozitje të pakujdesshme, duke pretenduar se aksidentalisht kishte shtypur pedalin e gazit duke menduar se është i frenave.

55-vjeçari është dënuar edhe me 10 mijë funte, kurse tani do t’i duhet të punësojë ndonjë shofer apo të përdor taksi nëse dëshiron të udhëtojë me veturë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Cullen lëvizë me shpejtësi të madhe me Ferrari dhe godet direkt një veturë të parkuar, prapa të cilës gjendeshin edhe katër tjera që në mënyrë zinxhirore u përplasën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat