Singer hap dyert e punëtorisë së re në Kaliforni, nga ku dalin veturat më të mira të Porsche

Auto

Singer hap dyert e punëtorisë së re në Kaliforni, nga ku dalin veturat më të mira të Porsche

Më: 7 mars 2023 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Për ata që nuk e dinë, Singer është thjesht një kompani e fokusuar në modifikimin e veturave klasike të Porsche, por ata që kanë parë një model nga Singer e dinë se ekspertët e saj e bëjnë punën në detaje dhe në perfeksion.

Për të ruajtur cilësinë, kompania hapi një objekt të ri dhe më të madh në Torrance të Kalifornisë.

Ky objekt ngjan më shumë më një fabrikë sesa me një punëtori, kurse këtë më së miri e tregon videoja e publikuar nga Top Gear.

Rob Dickinson themeloi Singerin 12 vite më parë, dhe për herë të parë prezantoi një Porsche 964 të modifikuar. Prej asaj kohe është rritur me hapa të shpejtë, sa që ka filluar të kufizojë porositë për modelet klasike.

Në objektin e ri të Singer kryhen të gjitha operacionet, nga lyerja e deri të ndërtimi i pjesëve rezervë dhe atyre të reja. Gjithashtu montohet vetura dhe kryhen punë shumë të mëdha.

Drejtori i Singer, Mazen Fawaz, pretendon se kompania mund të përmbushë të gjithë kërkesat e klientëve dhe t’ia rrit vlerën veturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat