Volkswagen planifikon angazhim prej 193 miliardë dollarëve për veturat elektrike

Auto

Volkswagen planifikon angazhim prej 193 miliardë dollarëve për veturat elektrike

Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:49
Volkswagen

Volkswagen njoftoi së fundmi planet për të investuar 193 miliardë dollarë për të bërë çdo automjet të pestë që shet elektrik deri në vitin 2025. Më shumë se dy të tretat e parave do të shkojnë për softuer, fabrika të baterive dhe investime të tjera.

New York Times raporton se në një ngjarje mediatike të martën e kaluar Arno Antlitz, drejtor i Volkswagen Group, deklaroi se kompania duhet të transformohet “në një grup shërbimesh teknologjike dhe lëvizshmërie”.

“Ne duhet të fokusohemi në platformat tona”, tha Antlitz, “të tilla si hardueri ynë për automjetet elektrike me bateri, një grumbull i unifikuar softuerësh, bateritë, lëvizshmëria, drejtimi autonom”. Ai tutje shtoi se financat stabile të kompanisë së tij do ta ndihmonin atë të “vazhdonte të investonte në elektrifikim dhe digjitalizim” pavarësisht “mjedisit ekonomik sfidues” aktual, raporton entrepreneur.com, 

CNBC raportoi se një rritje prej 68 për qind në Kinë nxiti lëvizjen e Volkswagen drejt zgjerimit të modeleve të veturave elektrike, e ndihmuar nga kompletimi i ndërtimit të një fabrike historike në Tenesi.

Numrat e dërgesave për Volkswagen ranë në përgjithësi me 7 për qind në vitin 2022, më pas drejtori aktual ekzekutiv Oliver Blume mori detyrën nga Herbert Diess – i cili e shtyu në mënyrë agresive kompaninë të përqafonte makinat elektrike – në shtator të vitit të kaluar. Blume në shtypin e së martës bëri të ditur se viti 2023 do të ishte një vit vendimtar për Volkswagen.

Falë rritjes së çmimeve të energjisë dhe rregullimit të problemeve të zinxhirëve të furnizimit të ndërprerë nga COVID-19, Volkswagen raportoi një fitim neto prej 16.7 miliardë dollarësh në vitin 2022, një rritje prej 2.6 për qind nga viti i kaluar.Volkswagen tregoi të martën se do të vazhdojë të investojë në Kinë, duke krijuar partneritete me kompanitë lokale. Për më tepër, prodhuesi i veturave planifikon të bëhet një lojtar më kyç në tregun e Amerikës së Veriut. Lëvizje të tilla mund ta ndihmojnë atë të arrijë tek prodhuesit kryesorë të veturave në tregun e rajonit, me marka si General Motors, Ford, Toyota dhe Hyundai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat