Ndodheni përballë një situate ku rrezikoni të fundoseni në ujë me makinën tuaj? Mësoni disa mënyra për të shpëtuar

Auto

Ndodheni përballë një situate ku rrezikoni të fundoseni në ujë me makinën tuaj? Mësoni disa mënyra për të shpëtuar

Më: 28 mars 2023 Në ora: 16:40
Askush nuk dëshiron të gjendet përballë një aksidenti, megjithatë ato ndodhin

Janë të shumtë aksidentet në rrugë, teksa kohët e fundit po gjejnë rritje nga dita në ditë. Për shkaqe nga më të ndryshmet, disa nga mungesa e sinjalistikës, e disa nga pakujdesia e shoferëve, nuk ka ditë që nuk dëgjon në rrjetet sociale, televizion, apo nuk lexon website që raportojnë për aksidentet në vend.

Askush nuk dëshiron të gjendet përballë një aksidenti, megjithatë ato ndodhin. Nëse ndodheni përballë një situate do të duhet të dini se si të shpëtoni.

Më poshtë janë disa mënyra për të shpëtuar nëse rrezikoni të fundoseni në ujë me makinë.

Hiqni rripin e sigurimit dhe ulni xhamat e dritareve brenda disa sekondave pasi të jeni përplasur me ujin.

Notoni për të dalë nga dritaret e përparme ose ato mbrapa nëse mund t’i hapni.

Nëse dritaret nuk hapen, e vetmja mënyrë tjetër është ta thyeni dritaren me një pajisje të posaçme, pasi nuk ka nevojë të jeni të fortë ta thyeni dritaren me atë pajisje, por duhet ta bëni shpejt.

Mos u mundoni të hapni derën, pasi nuk do ia dilni dot për shkak të presionit në derë dhe do të humbisni vetëm kohë dhe energji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat