​Gjigantët gjermanë të automobilave humbin terren, Tesla shënon rritjen më të madhe

Auto

​Gjigantët gjermanë të automobilave humbin terren, Tesla shënon rritjen më të madhe

Më: 21 shtator 2026 Në ora: 10:01
Ilustrim

Tre prodhuesit më të mëdhenj gjermanë të automobilave vazhduan të humbnin terren ndaj konkurrentëve ndërkombëtarë gjatë gjysmës së parë të vitit.

Të ardhurat e përgjithshme të Volkswagenit, Mercedes-Benzit dhe BMW-së ranë në rreth 284 miliardë euro. Kjo paraqet rënie prej 2.9%, sipas analizës së kompanisë konsulente EY, raporton dpa.

Ndërkohë, 19 grupet e tjera ndërkombëtare të përfshira në analizë rritën të ardhurat me 3.6%. Ato arritën në rreth 1.048 trilion euro.

Ky është gjysmëvjetori i tretë radhazi me rënie të të ardhurave për prodhuesit gjermanë. Tri kompanitë gjermane u renditën në pozitat 16, 17 dhe 19 nga 22 prodhuesit e analizuar, 15 nga tw cilwt regjistruan rritje të të ardhurave.

Tesla amerikane shënoi ngritjen më të madhe, e ndjekur nga Suzuki japonez dhe kompania kineze Geely.

Dobësimi i industrisë gjermane u reflektua edhe në fitime, tw cilat, ara interesit dhe tatimeve, ranë me 19%, në 13 miliardë euro.

Volkswagen, Mercedes-Benz dhe BMW mbetën përpara shumë konkurrentëve për nga vlera absolute. Megjithatë, ky ishte rezultati i tyre më i dobët që nga viti pandemik 2020.

Rënie të fitimeve shënuan edhe prodhuesit kinezë, me 21.9%, dhe ata japonezë, me 36.5%.

Në anën tjetër, prodhuesit amerikanë Ford, General Motors dhe Tesla shënuan rritje prej 32.9%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat