Mercedes teston kupenë e re, shikoni si duket modeli C-Class

Auto

Mercedes teston kupenë e re, shikoni si duket modeli C-Class

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 18:02
Mercedes

Kompania gjermane, Mercedes, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2018 do ta lansojë një kupe luksoze, por nuk ka dhënë më shumë informata.

Duke marrë parasysh se Mercedes lanson gjithmonë makina të reja, shumica e kishin harruar lajmin për këtë kupe duke u dhënë rëndësi vetëm risive.

Por, reporterët që merren me vetura të reja, ia kanë dalë ta fotografojnë këtë që duket të jetë pikërisht kupeja C-Class.

Megjithëse është thënë se do të lansohet pas dy vitesh, duket se gjithçka është gati dhe mund të befasojë në çdo çast.

Mirëpo, njohësit e automobilizmit nuk e kanë vlerësuar me nota të larta, duke e konsideruar si shumë të njëjtë me Audi A5 dhe BMW 4 Serie.

Me këtë rast, bie në pikëpyetje niveli i kreativitetit të kompanisë dhe aftësisë së tyre për një model sportiv dhe luksoz.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat