BMW prezanton modelet facelift Coupe, Gran Coupe & Kabriolet

Auto

BMW prezanton modelet facelift Coupe, Gran Coupe & Kabriolet

Më: 17 janar 2017 Në ora: 14:17
BMW, modeli i ri

Dy vite pas prezantimit të modeleve facelift të Seria 3, ka prezantuar modelet facelift të Serisë 4.

BMW ka prezantuar ndryshimet që janë bërë në dukjen e brendshme dhe të jashtme të modeleve të reja ku shihen ndryshime në dritat LED, dritat për mjegull, dritat e pasme të cilat kanë të njëjtën formë me ato të mëparshmet por me grafika të cilat ishin prezantuar në konceptin e kësaj serie në vitin 2012, transmeton Express. Po ashtu, janë shtuar edhe dy ngjyra të reja, Snapper Rocks Blue dhe Sunset Orange të cilat vijnë së bashku me rrotat e reja 18 dhe 19 inç të cilat janë dizajnuar dhe përshtatur me këto ngjyra.

Sa i përket motorëve, në Evropë kjo seri vjen me disa lloje me katër dhe gjashtë cilindra duke filluar nga ata bazik 150PS (148kf) 418d dhe 184PS (181kf) 420i, deri tek ata me 313PS (309kf) 435d dhe 326PS (322kf) 440i.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat