Shefi i dizajnit lë punën në BMW, dyshohet se do të shkojë te Hyunday

Auto

Shefi i dizajnit lë punën në BMW, dyshohet se do të shkojë te Hyunday

Më: 23 janar 2017 Në ora: 23:23
BMW

Karim Habib, i cili ka qenë në krye të departamentit të dizajnit në BMW në katër vitet e fundit, ka dhënë dorëheqje nga detyra.

Dizajneri që ishte pjesë e BMW-së që nga viti 1998, e ka njoftuar bordin se më nuk ka dëshirë të bëjë këtë punë, mirëpo pa dhënë arsyet e largimit.

Udhëheqësit e prodhuesit gjerman nuk janë shprehur të kënaqur, megjithëse ende nuk e kanë aprovuar dorëheqjen e papritur dhe të pazakontë.

Duke marrë parasysh se Habib ka bërë ndryshime rrënjësore të disa modeleve, largimi tij nuk është pritur aspak mirë.

Në të njëjtën kohë, mediat që merren me automobilizëm, pretendojnë se ai do të shkojë te Hyunday.

Në bazë të faktit se kjo kompani e Koresë së Jugut e kishte vlerësuar me notë të lartë dizajnin e disa modeleve që janë mbikëqyrur afër Habib.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat