Lamborghini me model të ri të veçantë pas Urusit

Auto

Lamborghini me model të ri të veçantë pas Urusit

Më: 26 janar 2017 Në ora: 08:45
Lamborghini

Kompania e njohur e superautomobilave, Lamborghini, pritet të krijojë një model të ri të thjeshtë sportiv.

Shefi i kompanisë Stefano Domenicali nuk ka përjashtuar mundësinë e krijimi të një modeli të ri të nivelit të ulët.

“Mendoj se përgjigja është me gjasë po”, ka thënë ai kur është pyetur nga “Motoring”.

“Duhet të sigurohemi që modeli i tretë që kemi, Urus, do të jetë mjaftueshëm stabil sa për të menduar për një model të katërt”, ka thënë Domenicali.

Përpos dy platformave të ndryshme që përdoren për Aventador dhe Huracan, modeli i ri sportiv mund të përdorë një platformë të krijuar nga dy të parat.

Gjithçka për modelin e ri pritet pas lansimit të SUV-it, Urus në vitin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat