Prodhuesi i Peugeot arrin marrëveshje për blerjen e Opel

Auto

Prodhuesi i Peugeot arrin marrëveshje për blerjen e Opel

Më: 6 mars 2017 Në ora: 15:16
Opel

PSA Group në Francë njoftoi sot për arritjen e marrëveshjes me General Motors për blerjen e markës Opel dhe Vauxhall.

Prodhuesi i veturave Peugeot, Citroën dhe DS Automobile ka arritur marrëveshje në vlerë prej 2.3 miliard euro me General Motors për blerjen e markave Opel dhe Vauxhall, transmeton Express. Kjo marrëveshje vjen në kohën e tregjeve në luhatje në Bashkimin Evropian si pasojë e zhvillimeve të fundit politike si Brexit.

PSA parashikon rritje prej 6% të markës Opel deri në vitin 2026. Kjo blerje rrit grupin PSA dhe e bënë atë konkurrent të fortë karrshi Volkswagen Group.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat