A është kjo makina e policisë më e hijshme në botë?

Auto

A është kjo makina e policisë më e hijshme në botë?

Më: 3 prill 2017 Në ora: 17:50
Lamborghini

Nëse ti je një polici trafiku në Itali  tashmë mund të themi që kjo do të jetë dita më e lumtur për ju, pasi  Italia ka marrë Lamborghinin për të kapur shoferët të cilët ecin më shpejtësi të madhe.

Policia italiane ka prezantuar modelin e fundit të supermakinës e cila ka një shpejtësi 300 km/h.

Kjo makinë do t’i bëjë shoferët që ecin me shpejtësi të madhe ta mendojnë dy herë që t'i ikën patrullës së policisë në Itali.

Si fillim ajo do të përdoret për operacionet normale të policisë, gjithashtu për transportet urgjente të organeve pwr transplant dhe të gjakut.

Hurican Lamborghini , e cila ka një shpejtësi prej 300 km/h,ka kapacitet që të përshkojw 0-100 km për vetëm 3.2 sekonda.

Image

Ky është Lamborghini i dytë i cili vendoset në dispozicion të forcave të policisë.

Makina e parë është përdorur në vitin 2009.

Lamborghini do të ketë të gjithë mekanizmin e sistemit të makinave,  si edhe të gjitha paisjet normale të një makine policie.  Dritat, sirenat, radio, video  kamerat dhe mbajtëset e armeve janë të gjitha ato çfarë ti mund të gjesh.

Gomat gjithashtu do të kenë një ngjyrë special blu anash në mënyrë që të përshtatet me ngjyrën blu të një makine policie normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat