Shelby prezanton konceptin e ri

Auto

Shelby prezanton konceptin e ri

Më: 25 maj 2017 Në ora: 06:31
Mustang Super Snake

Kompania e njohur amerikane, Shelby American, prezantoi kreacionin e saj të ri të modelit Mustang Super Snake, i cili zyrtarisht quhet Widebody Concept.

Widebody Concept për momentin është vetëm një koncept dhe se ende nuk ka informacion nëse do të prodhohet në version serik.

Koncepti Widebody vjen me motor 5.0-litër V8 me kompresor e kapacitet prej 750 kuajfuqi, sistemin e frenave Brembo, amortizatorët me ajër, si dhe set të ri të rrotave të cilat janë të gjerë.

Gjithashtu, Widebody Concept vjen edhe me paketën “agresive” të aerodinamikës, e cila përfshinë spoilerin e përparmë, kofanon me vrima për ajër, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, set pragjesh, si dhe spoilerin e pasmë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat