Evropianët ngadalë ua kthejnë shpinën veturave me dizel - Bota Sot
Evropianët ngadalë ua kthejnë shpinën veturave me dizel

Auto

Evropianët ngadalë ua kthejnë shpinën veturave me dizel

Më: 25 maj 2017 Në ora: 21:48
Ilustrim

Të dhënat për shitjen e veturave të reja në Evropë tregojnë se blerësit sot kanë interesim më të vogël për blerjen e automjeteve me dizel se sa para një viti.

Rezultatet e shitjes në prill 2017 tregojnë se ka rënie të shitjes së automjeteve me dizel  15% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njofton JATO Dynamics.  

Në prill 2016 çdo i dyti automobil i ri i regjistruar ka motor dizel (50%), ndërsa një vit më vonë përqindja e automjeteve me dizel në treg ka rënë në 46%.

Njëra ndër arsyet e rënies së interesimit për vetura me dizel janë paralajmërimet e qeverive evropiane për vendosjen e kufizimit për automjetet me dizel në disa metropole evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat