Nis prodhimi i modelit të ri Ford Fiesta

Auto

Nis prodhimi i modelit të ri Ford Fiesta

Më: 26 maj 2017 Në ora: 15:39
Ford Fiesta

Modeli i ri i gjeneratës së shtatë të Ford kanë dalë nga prodhimi i fabrikës në Këln.

Ford për nevojat e prodhimit të Fiesta-s së re ka investuar 293 milionë euro në fabrikën në Gjermani, ku do të prodhojë nga një veturë në çdo 68 sekonda, transmeton KosovaPress.  Fiesta, e cila për shumë vite është modeli më i shitur në klasën e vet në tregun evropian, do të prodhohet në katër versione – Titanium, ST Line, Vignale I dhe për herë të parë në variantin “Cross”, në pakon Active.

Motori benzinë është me tre cilindra, ndërsa ai me dizel është me katër cilindra. Pak më vonë pritet edhe Fiesta ST me motor 1.5 litra benzinë, i cili prodhon 200 kuaj fuqi. Ky automobil nga 0 deri 100 km në orë i arrin për 6,7 sekonda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat