Jaguar bën të ditur datën e lansimit të modelit më të fuqishëm që ka punuar ndonjëherë - Bota Sot
Jaguar bën të ditur datën e lansimit të modelit më të fuqishëm që ka punuar ndonjëherë

Auto

Jaguar bën të ditur datën e lansimit të modelit më të fuqishëm që ka punuar ndonjëherë

Më: 28 maj 2017 Në ora: 19:50
Jaguar

F Type SVR dhe Project 7 janë veturat më të fuqishme të kompanisë Jaguar, por XE SV Project 8 pritet që t’i tejkalojë ato.

Kështu kanë thënë zyrtarë të prodhuesit britanik, për veturën që do të lansohet më 28 qershor.

Pa dhënë detaje të këtij modeli që do të prodhohet në vetëm 300 njësi, janë publikuar vetëm fotografitë që e shfaqin shumë të kamufluar.

Duke ditur se ka motorin me 5.0-litra, si dhe linja që i japin aerodinamikë të lartë, njohësit e automobilizmit mendojnë se Project 8 vërtetë do të jetë i fuqishëm. Madje, mund të konkurrojë edhe me veturat rivale si BMW M3, Mercedes-AMG C63 dhe Alfa Romeo Quadifoglio.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat