Ford tërheq mbi 3 mijë vetura për shkak të një problemi - Bota Sot
Ford tërheq mbi 3 mijë vetura për shkak të një problemi

Auto

Ford tërheq mbi 3 mijë vetura për shkak të një problemi

Më: 28 maj 2017 Në ora: 23:23
Ford

Ford Motor Company ka treguar se do të tërheqë mbi 3 mijë vetura të saja të modelit SUV e kamionçinë.

Nga kompania Ford kanë treguar për tërheqjen e 2,500 vetura të modelit Explorer dhe Super Duty për shkak të sigurisë, ku kanë përmendur ulëset e shoferëve.

Si dhe të modeleve të kamionçinave, 850 F-150, F-250 dhe F-550 për shkak të një problemi me dyer.

Problemi i ulëseve është me mbulesën e pasme, e cila gjatë aksidentit mund të dal nga vendi dhe të lëndoj pasagjerët.

Problemi i dyerve ka të bëjë me dorezat e jashtme nga kromi, të cilat gjatë aksidentit mund të bëjnë që dera të hapet, e që mund të lëndojë pasagjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat