Volvo S90 arrin në Evropë - Bota Sot
Volvo S90 arrin në Evropë

Auto

Volvo S90 arrin në Evropë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:30
Volvo S90

Modelet e para S90 janë nisur në rrugën e gjatë me tren nga Lindja e Largët deri te blerësit në Evropë.

Volvo gradualisht po zhvendos prodhimin e veturave nga Suedia në Kinë. Së shpejti edhe suedezët që dëshirojnë ta blejnë këtë automobil duhet ta porosisin nga fabrika kineze në Daking.  Modelet e para S90 nga fabrika në Kinë janë nisur drejt Evropës me tren dhe jo me anije siç pritej. Në fakt, Volvo është prodhuesi i parë i automobilave që automjetet e veta në Evropë i sjell përmes rrugës tokësore dhe ajo asaj ujore.

Njëra nga arsyet e këtij vendimi është shkurtimi i kohës së transportit të automobilave, dhe me vetë këtë edhe pritjet e blerësve për automjetet e tyre.

Çdo tren do të transportojë rreth 225 automobila Volvo nga Daking deri te porti Zebrug, në afërsi të Brizhit, në Belgjikë, ndërsa automjetet gjatë udhëtimit do të jenë në kontejnerë specialë.  Për fillim nga Kina drejt Evropës do të qarkullojë një tren në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat