Ju prezantojmë makinën më të shtrenjtë në botë, ja sa kushton…

Auto

Ju prezantojmë makinën më të shtrenjtë në botë, ja sa kushton…

Më: 30 maj 2017 Në ora: 19:14
Rolls-Royce

Edhe pse prodhuesi nuk ka dashur të bëjë të ditur çmimin, modeli “Rolls-Royce” thuhet se kushton 10 milionë pound, gjë e cila e bën atë veturën më të shtrenjtë në botë.

“Rolls-Royce” në manifestimin “Concorso d’Eleganza Villa d’Este”, e cila tradicionalisht mbahet çdo vit në liqenin Komo në Itali, ka prezantuar automobilin unik me shenjën “Sweptail”, i cili është i prodhuar në vetëm një njësi.

Duke pasur parasysh se në botë nuk do të ekzistojë edhe një “Sweptail” tjetër, dhe duke marrë parasysh përmbajtjet shtesë me të cilat ky model ia kalon automobilave tjerë të zakonshëm “Rolls-Royce”, shuma prej 10 milionë paund (rreth 11,5 milionë euro), e cila përmendet në faqet e automobilave mund të jetë e saktë.

Si bazë për këtë automobil të vetëm ka qenë “Rolls-Royce Phantom Coupe”, ndërsa dizajni është inspiruar nga modelet e huaja të këtij prodhuesi.

Brendësia është ndryshuar dukshëm në krahasim me “Phantom Coupe” e rregullt, ndërsa në mesin e materialit të shtrenjtë që janë përdorur në kabinë përmenden detajet nga lëkura dhe druri më kualitativ.

“Rolls-Royce” njoftoi se, me një klient anonim janë dakorduar rreth detajeve të ndërtimit të veturës, por jo edhe rreth çmimit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat