Mercedes-AMG GT3 me edicion të limituar në vetëm pesë njësi

Auto

Mercedes-AMG GT3 me edicion të limituar në vetëm pesë njësi

Më: 31 maj 2017 Në ora: 06:09
Mercedes-AMG GT3

Si dhuratë për 50-vjetorin e njësisë AMG, do të lansohet një edicion i limituar i modelit GT3 prej vetëm pesë njësive.

E punuar tërësisht nga fibrat e karbonit, do të lyhet me ngjyrës e zezë pa shkëlqim, që ishte e para e përdorur nga kompania Mercedes.

Grilli saj do të jetë shumë i madh, në kapak ka një hapësirë të gjerë për të marrë ajër, ndërsa ka edhe boshllëqe në dyer që i rrisin aerodinamikën.

Nuk bëhet e ditur se ku do të shiten këto vetura, sa do të kushtojnë apo kush mund të jenë blerësit e veturës së rrallë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat