Renault Scenic në edicionin më luksoz deri më tash

Auto

Renault Scenic në edicionin më luksoz deri më tash

Më: 31 maj 2017 Në ora: 15:05
Renault Scenic

Pas modeleve Clio, Espace, Captur dhe Koleos, Scenic dhe Grand Scenic i ri do të ofrohen më pakon premium të Initiale Paris.

Initiale Paris paraqet vetë kreun e ofertës së modeleve  Renault, me të cilat prodhuesi francez tenton t’i tërheqë blerësit e veturës premium. Dy të fundit në mesin e veturave që kanë marrë versionin e tyre Initiale Paris janë Scenic dhe Grand Scenic.

Të dy modelet janë të ngjyrosura me nuancë speciale të ngjyrës metalike, ndërsa nga versionet e rregullta dallojnë edhe për nga maska e ftohësit, dritat LED për mjegull.

Versionet Initiale Paris do të fillojnë të shiten në Francë nga data 7 qershor dhe blerësit mund të përzgjedhin ndërmjet modelit benzinë me 130 kuaj fuqi dhe dy motorë dizel me 130 kuaj fuqi dhe 160 kuaj fuqi.  Çmimet në Francë fillojnë nga 33.200 euro për Scenic Initiale Paris dhe nga 33.800 euro për Grand Scenic Initiale Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat