Mercedes-AMG synon të shesë 100.000 vetura më 2017

Auto

Mercedes-AMG synon të shesë 100.000 vetura më 2017

Më: 31 maj 2017 Në ora: 15:48
Mercedes-AMG

Mercedesi në vitin e kaluar ka shitur 99.235 automobila me shenjën AMG dhe me të drejtë shpreson që këtë vit të arrijë shenjën magjike prej 100.000 automjete të shitura AMG.

Edhe pse viti i kaluar ishte rekord për nga shitja e modelit AMG, arritja e shifrës prej 100.000 është me rëndësi simbolike për Mercedes.

Kompanisë gjermane i shkon përdore një gjë e tillë, pasi ndërkohë janë lansuar edhe disa modele të ri-dizajnuara AMG dhe oferta e automobilit me shenjën Mercedes-AMG nuk ka qenë asnjëherë më e madhe.  

“Blerësit tanë kanë në dispozicion më shumë se 50 versione të ndryshme AMG, në renditje prej klasës A deri S”, deklaroi shefi i njësisë Mercedes-AMG, Tobias Moers. 

Kësaj duhet shtuar edhe modelet sportive që ekzistojnë vetëm nën ombrellën AMG, si Mercedes AMG GT.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat