Autobusi elektrik i Hyundai me autonomi deri 290 km

Auto

Autobusi elektrik i Hyundai me autonomi deri 290 km

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 21:26
Autobusi elektrik i Hyundai

Prodhuesi korean ka prezantuar autobusin e ri me rrymë, i cili në rrugë do të dalë në vitin 2018.

Autobusi i ri elektrik Elec City është prezantuar në manifestimin Hyundai Truck & Bus Mega Fair në Korenë Jugore.  Kjo është hera e dytë që kompania tenton të krijojë një autobus komercial, pasi prototipi i parë nga viti 2010 nuk mori dritën jeshile për prodhim serik.

Elec City përdor bateri me kapacitet 256 kWh, e cila sipas prodhuesit jugkorean siguron deri 290 km vozitje me një mbushje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat