Toyota e kënaqur me shitjen e modelit C-HR - Bota Sot
Toyota e kënaqur me shitjen e modelit C-HR

Auto

Toyota e kënaqur me shitjen e modelit C-HR

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 17:15
Toyota

Qëkur në fillim të këtij viti ishte paraqitur në tregun evropian, C-HR është bërë modeli i tretë më i shitur i Toyota në kontinentin e vjetër.

Toyota C-HR ka arritur madje të tejkalojë pritjet e drejtuesve të prodhuesit japonez, të cilët para lansimit në treg vlerësuan shitjen e këtij modeli në Evropë në rreth 100.000 automobila.

Në çerekun e parë janë shitur 31.888 njësi të Toyota C-HR. Në të njëjtën periudhë janë shitur 40.033 njësi të modelit Ford Kug, 37.163 Peugeot 3008, 29.474 Renault Kadjar dhe 21.707 Seat Atec, derisa lider në këtë segment të automobilave në Evropë edhe më tej është i paarritshëm Nissan Qashqai, me 75.114 automjete të shitura.

Ndryshe, C-HR është i pranishëm edhe në variantin benzinë, me Euro 6 turbo-motor prej 1.197 cm3 dhe 116 kuaj fuqi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat