Fëmijët e lindur në 2017 nuk do të kenë nevojë ta mësojnë makinën

Auto

Fëmijët e lindur në 2017 nuk do të kenë nevojë ta mësojnë makinën

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 20:23
Ilustrim

Teknologjia po avancon me hapa gjigant, dhe kjo nuk përbën më lajm. Risia më e re e teknologjisë së makinave thotë se fëmijët që kanë lindur në 2017, kur të vijë momenti për të patur një makinë nuk do të kenë nevojë për një patentë. Arsyeja? Makinat pritet që me kalimin e viteve të shndërrohen në autopilot.

Pra njerëzit pas 18 vitesh pritet që të kenë një shofer “robot”për t’i çuar në destinacionin e duhur.

Sipas inxhinierëve kjo është diçka shumë pozitive, pasi mund të ulë në mënyrë drastike numrin e aksidenteve automobilistike, shkruan opinion.al

Kjo për shkak të inteligjencës së lartë artificial me të cilën do të pajisen këto makina. Edhe pse risku ende është ekzistent për shkak të ndonjë defekti të mundshëm që mund të pësojë auto-piloti gjatë vazhdimësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat