Honda sjell gjeneratën e dhjetë të modelit Accord

Auto

Honda sjell gjeneratën e dhjetë të modelit Accord

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 22:09
Modeli Accord

Motorët e ri turbo dhe ndërruesi automatik prej dhjetë shpejtësive janë pjesë e ofertës të cilën kompania japoneze Honda do ta ketë në gjeneratën e dhjetë të modelit Accord.

Gjenerata e dhjetë e këtij modeli do të arrijë më vonë gjatë këtij viti dhe do të ketë tri variante, dy me motor benzinë dhe një me sistem hibrid.

Honda thotë se Accord i ri do të ketë dizajn të ri dhe agresiv. Modeli 2018 do të ketë “dukje dramatike më të ulët dhe më të gjerë” se sa më herët.

Më shumë detaje do të vijnë javët e ardhshme, para lansimit të modelit në vjeshtë të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat