Rrjedh fotografia e parë e VW Polo 2018

Auto

Rrjedh fotografia e parë e VW Polo 2018

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 15:16
Volkswagen VW Polo 2018

Volkswagen ka publikuar fotografinë e parë në të cilën vërehet një detaj i dritës së pasme të automobilit Polo për vitin 2018.

Prodhuesi gjerman konfirmoi në fillim të muajit se gjenerata e gjashtë e modelit Polo do të ketë premierën online më 16 qershor në ngjarjen speciale në Berlin, derisa prezantimi i parë para publikut të panairit është caktuar për shtator në Frankfurt.

Në prag të prezantimit që do të ndodhë të premten, Volkswagen zbuloi se si do të duket drita e pasme e gjeneratës më të re të modelit Polo.

Sipas të gjitha gjasave, Polo VI do të ketë dizajn evolutiv dhe do të përdorë platformën e re mekanike MQB-A0 dhe paletën e avancuar të motorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat