Ford Focus RS që lansohet vitin që vjen, do të ketë çmim më të shtrenjtë

Auto

Ford Focus RS që lansohet vitin që vjen, do të ketë çmim më të shtrenjtë

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 20:59
Ford Focus RS

Focus RS që është lansuar gjatë këtij viti, mund të blihet me çmim fillestar prej 36 mijë dollarëve, por gjërat ndryshojnë më 2018.

Ata që duan të blejnë këtë model të Ford gjatë vitit që vjen, duhet të paguajnë edhe pesëmijë dollarë më shumë.

Për faktin se kjo makinë vjen në edicion të limituar prej 1,500 njësive, si dhe disa shtesave teknologjike, është konsideruar që të rritet edhe çmimi.

Mirëpo, blerësit po konsiderojnë se është e pavend dhe është bërë vetëm për të marrë më shumë para.

Kritikuesit më të mëdhenj janë entuziastët e Ford, të cilët nuk blejnë nga ndonjë kompani tjetër, ndërsa tani duhet të paguajnë pa nevojë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat