Nuk ka kaluar shumë kohë prej se është lansuar Honda Civic Type R, ndërsa prodhuesi japonez po bën plane për modelin që do lansojë gjatë vitit që vjen.
Makina e re, nga e njëjta linjë, do të ketë më shumë kuajfuqi, si dhe strukturë më të fortë që do të krahasohet me atë që ka Porsche.
Ky model pritet ta ketë mundësinë e tërheqjes me të katër rrotët, duke ofruar lëvizje të njëjtë sikurse Subaru WRX dhe Volkswagen Golf R.
Inxhinierët e kompanisë Honda po punojnë që platforma në tërësi të jetë shumë më e lehtë dhe mos të mungojnë lehtësirat teknologjike.