Mercedes ndërton fabrikë në Rusi

Auto

Mercedes ndërton fabrikë në Rusi

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 14:09
Mercedes

Kompania Daimler, në pronësi të të cilës gjendet brendi Mercedes, ka nisur ndërtimin e fabrikës për prodhim në vlerë 250 milionë euro, në të cilën do të punësohen 1.000 punonjës.

Vendosja e gurthemelit është bërë në afërsi të Moskës, me çka edhe u shënua nisja e punimeve në fabrikën “Moskovja”, ndërsa i gjithë kompleksi do të ngritët në sipërfaqe prej rreth   85 hektarë.

Investimet e prodhuesit gjermane të automobilave do të jetë katër miliardë euro, ndërsa automjetet e para do të prodhohen në vitin 2019.

Në këtë fabrikë do të prodhohen modelet Mercedes E, GLC, GLE dhe GLS. Të gjitha automjetet janë të dedikuara për tregun rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat