Ford fiton serish shpërblimin “Motor i vitit”

Auto

Ford fiton serish shpërblimin “Motor i vitit”

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 12:37
Ford

Motori 1.0 litra EcoBoost benzinë ka fituar shpërblimin “Motori ndërkombëtar i vitit” në klasën e vet për të gjashtin viti me radhë.

Ky agregat është shpallur për motorin e vitit në kategorinë “Motori më i mirë deri në 1.0 litra”, që do të thotë se motori kompakt me tre cilindra benzinë mbetet i pamposhtur në klasën e vet që nga paraqitja në treg, në vitin 2012.

Ky lloj motori, i cili është në ofertë në variantet prej 100, 125 dhe 140 kuaj fuqi, tash është i pranishëm te çdo i pesti automjet i ri i Fordit i shtiru në Evropë, përfshirë dy nga pesë njësitë e Fiesta.

EcoBoost këtë titull e mori nga paneli i përbërë prej 58 gazetarëve të specializuar për automobila nga 31 shtete.

Image
Motori 1.0 litra EcoBoost
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat