Kjo BMW e vitit 1993 është nxjerrë në shitje për 130 mijë dollarë, shkaku i ngjyrës

Auto

Kjo BMW e vitit 1993 është nxjerrë në shitje për 130 mijë dollarë, shkaku i ngjyrës

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 20:34
BMW M5 E34

Një amerikan ka njoftuar se ka në shitje një veturë të llojit BMW M5 E34, prodhim të vitit 1993 për një çmim për hiq më pak se 130.000 dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe pyetja që do tu vinte juve në mendje menjëherë, me siguri është se pse kjo veturë kaq e vjetër të dalë në shitje për një vlerë kaq të lartë.

Përgjigja është shumë interesante – vetëm dhe vetëm shkaku i ngjyrës.

Kjo pasi që, siç thuhet më tej, në kjo veturë është njëra nga dy veturat e prodhuara me këtë ngjyrë, gjë e cila gjithsesi i ka dhënë këtë ekskluzivitet.

Sipas pronarit, vetura është në gjendje të përsosur me 155.000 kilometra të kaluara, brenda saj nuk është konsumuar asnjë cigare dhe se posedon librin origjinal të serviseve. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat