Pak kohë para prezantimit zyrtar, rrjedhin pamjet e Volkswagen Jetta

Auto

Pak kohë para prezantimit zyrtar, rrjedhin pamjet e Volkswagen Jetta

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 12:42
Volkswagen Jetta

Në Frankfurt Motor Show që zhvillohet në shtator, apo më së largu në panairin e Los Angelesit të Shteteve të Bashkuara në nëntor, pritet prezantimi zyrtar i modelit Jetta të Wolkswagenit.

Por, adhuruesit nuk kanë nevojë të presin më gjatë, pasi kanë rrjedhur disa imazhe që e tregojnë këtë model pa asnjë shtresë kamuflazhi.

Njohësit konsiderojnë se është më i madh dhe i gjerë se modeli bazë i lansuar më 2011, duke lënë të kuptohet se është konkurrent me Honda Civic.

Dizajni dramatik dhe elementet si grilli me gjashtë dimensione, tregojnë se ndan shumë pjesë me Arteonin.

Ende nuk dihen detajet tjera të kësaj makine.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat