Fiat-Chrysler i bashkohet BMW-së në zhvillimin e pilotimit autonom

Auto

Fiat-Chrysler i bashkohet BMW-së në zhvillimin e pilotimit autonom

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 19:00
Fiat-Chrysler

?Prodhuesi italo-amerikan i automjeteve “Fiat-Chrysler” (FCA) iu bashkua projektit të zhvillimit të pilotimit automatik të automjeteve të ideuar nga grupi gjerman BMW, gjiganti i kompiuterave “Intel” dhe kompania izraelite “Mobileye”.

“FCA-ja do të sjellë inxhinierë, burime të tjera teknike dhe ekspertizë në këtë bashkëpunim, si dhe vëllimin e saj të kosniderueshëm të shitjeve, shtrirjen gjeografike dhe eksperiencën afatgjatë në Amerikën e Veriut”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të publikuar sot.

Grupi tha se është duke punuar për të pasur 40 mjete autonome për testim në rrugë deri në fund të vitit 2017.

Ky projekt, që ka filluar në korik 2016, synon të bëjë automjetet me pilotim autonom një realitet deri në vitin 2021.

“Me FCA-në si partnerin tonë të ri, ne përforcojmë rrugën tonë drejt krijimit të suksesshëm të platformës së pilotimit autonom më të mirë në nivel botëror”, thotë drejtori ekzekutiv i BMW-së, Harald Krueger.

“Kompanitë e përfshira ftojnë prodhues të tjerë automjetesh dhe të teknologjive shtesë që t’i bashkohen duke përshtatur këtë platformë të pilotimit automatik në përpjekie për të krijuar një zgjidhje të gjerë industriale”, përfundon kjo deklaratë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat