Opel paralajmëron modelin e tij të parë hibrid

Auto

Opel paralajmëron modelin e tij të parë hibrid

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 13:52
Opel

Opel në panairin e automobilave në Frankfurt ka prezantuar modelet më të reja nga familja Insignia, por edhe SUV Grandland X, të cilët së bashku do të jenë automjetet e para të këtij brendi me motor hibrid.

Drejtori i ri ekzekutiv i kompanisë, Michael Loscheler, ka hapur stendën e Opel në panairin e 67-të të panairit të automobilave në Frankfurt.

Ai u ka prezantuar gazetarëve tri modele të reja, të cilët në këtë panair do të kenë premierën botërore: Grandland X, Insignia GSi dhe Insignia Country Tourer.

Loscheler po ashtu bëri të ditur se Grandland X do të jetë modeli i parë i Opelit, i cili do të ketë në ofertë edhe variantin hibrid. 

Ndryshe, Opel gjatë verës edhe zyrtarisht kas kaluar në pronësi të grupit PSA Peugeot Citroen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat