Nissan tërheq nga tregu 1.21 milion automjete

Auto

Nissan tërheq nga tregu 1.21 milion automjete

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 00:08
Kompania “Nissan Motor”

Kompania “Nissan Motor” ka vendosur të tërheqë nga tregu 1,21 milion automjete në Japoni, pasi disa prej tyre janë prodhuar pa kontrollet e duhura të sigurisë, njoftoi sot prodhuesi i makinave.

“Prodhuesi i dytë më i madh i makinave, në Japoni do të kryejë rikontrollin e 1,21 milionë automjeteve të prodhuara midis muajit tetor 2014 dhe shtator 2017, sipas deklaratës së kompanisë “Nissan Motor” .

Kompania njoftoi të premten, se kishte pezulluar shitjen e 60,000 automjeteve të reja te tregtarët në Japoni, pasi kontrolli i sigurisë së automjeteve ishte kryer nga një personel i pakualifikuar.

Prodhuesi i makinave tha se vendimi erdhi si rezultat i një hetimi të kryer nga qeveria në muajin shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat