Shtyhet premiera e kamionit elektrik të Teslës

Auto

Shtyhet premiera e kamionit elektrik të Teslës

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 17:38
Kamioni elektrik i Tesla të ketë autonominë e vozitjes ndërmjet 320 dhe 480 km

Premiera e caktuar për datën 26 tetor është zhvendosur për 16 nëntor.

Lajmi është bërë i ditur përmes Twitter nga njeriu i parë i Tesla, Elon Musk, sipas të cilit deri te shtyrja ka ardhur për shkak të shtimit të prodhimit të modelit 3, i cili nuk ka arritur në nivelin e planifikuar.

Pritet që kamioni elektrik i Tesla të ketë autonominë e vozitjes ndërmjet 320 dhe 480 km, dhe do të jetë i dedikuar për distanca  të shkurtra ndërmjet 160 dhe 320 km.  Ndryshe, Tesla në gusht njoftoi se planifikon që të testojë sistemin e vozitjes në kamionin e vet elektrik në Nevada dhe Kaliforni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat