BMW kthen prapa 1.4 milionë vetura, nga frika se mund të kaplohen nga zjarri

Auto

BMW kthen prapa 1.4 milionë vetura, nga frika se mund të kaplohen nga zjarri

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 22:31
BMW

Kthimi prapa i veturave nuk është gjë e rrallë dhe e praktikojnë shumë prodhues, por kur është fjala për shkak të përfshirjes nga zjarri, veprimet duhet të jenë të shpejta.

Kompania gjermane BMW, ka kërkuar që të kthehen menjëherë prapa 740 mijë makina nga 1 dhe 5 Series, X3, X5 dhe Z4s, që janë prodhuar nga 2007 deri më 2011.

Megjithëse shanset janë të vogla, raportohet se pistonat e këtyre veturave po ndryshken shpejtë dhe po përfshihen nga flakët.

Rikthimi i dytë i veturave, përfshinë 670 njësi nga 3 Series, që poshtua ka të bëjë me zjarrin, vetëm se kësaj radhe nga sistemi i ajrosjes që po nxehet në masë të madhe.

Të gjithë ata që kanë ndonjërën nga këto makina, iu kërkohet të evitojnë shfrytëzimin e tyre, ndërsa të lajmërojnë përfaqësitë e kompanisë për të bërë kontrollet e duhura.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat