Kinezët bëhen me Jeep të madh

Auto

Kinezët bëhen me Jeep të madh

Më: 23 janar 2018 Në ora: 12:08
Jeep Grand Commander

Jeep ka publikuar fotot e modelit të Grand Commander që do të shitet në tregun kinez.

Është një SUV me 3 palë ulëse, me deri në 7 pasagjerë, dhe projektuesit mbështeten në Grand Cherokee aktual.

Detajet teknike nuk janë të specifikuara, por thuhet se Jeep do të përdorë një motor benzinë 2.0 turbo. Besohet të jetë i njëjti motor që zhvillon 272 kuaj fuqi te Grand Cherokee.

Ndërkohë që Grand Commander është i rezervuar për konsumatorët në Kinë, Jeep po përgatit një tjetër model të madh - Wagoneer Grand, i projektuar kryesisht për tregun amerikan.

Ky model është paralajmëruar për vitin 2020 dhe do të kushtojë rreth 140.000 dollarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat