BMW iNext EV më i fuqishëm se të gjitha modelet nga Tesla - Bota Sot
BMW iNext EV më i fuqishëm se të gjitha modelet nga Tesla

Auto

E hënë, 22 tetor 2018

BMW iNext EV më i fuqishëm se të gjitha modelet nga Tesla

Më: 23 janar 2018 Në ora: 21:25
BMW iNext EV

Prodhuesi gjerman BMW do ta prezantojë një SUV në fund të këtij viti, sipas të gjitha gjasave në panairin e automobilave të Gjenevës, që mund të kalojë 700 kilometra me vetëm një mbushje.

Duke pasur parasysh se makinat nga Tesla, mund të lëvizin vetëm 480 kilometra me një mbushje, këtu kemi një dallim të madh.

Veçanti është edhe niveli i tretë i vetëvozitjes, ndërsa pritet të ketë edhe lehtësira të mëdha për shoferin.

“Në fund të vitit, do ta shihni dhe prekni këtë makinë elektrike. Modeli iNext do të ketë formën dhe gjerësinë e X5, por me enterier krejtësisht ndryshe”, është thënë në raportin e kompanisë.

Me dy motorë, kjo makinë do të prodhojë 443 kuajfuqi, ndërsa nëse i shtohet edhe një i tretë, atëherë njësitë rriten deri në 800.

Deri më tani, është thënë se lansohet më 2021 dhe se është emëruar iNext, por mund të ketë ndryshime rreth emrit.

Thuhet se do ta ketë nivelin e tretë të autonomisë, teksa me lansimin e gjeneratave të reja, pritet që të integrohet edhe në nivelin e katërt dhe pestë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test