Kinezët marrin një pjesë të Mercedesit, hidhërohen gjermanët

Auto

Kinezët marrin një pjesë të Mercedesit, hidhërohen gjermanët

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 19:56
Mercedes

Kompania e veturave nga Kina, Gili ka marrë 9,7 për qind të aksioneve në prodhuesin gjerman të Mercedesit, Daimler, gjë e cila ka shkaktuar reagimin e ashpër të qeverisë në Berlin.

"Gjermania duhet të sigurohet që të mos eksploatohet nga vendet e huaja”, deklaroi ministrja gjermane për Ekonomi Brigite Cipries, transmeton Reuters.

Gili mori aksionet në Daimler për 9 miliardë dollarë, duke befasuar tregun, pasi kompania kineze më herët nuk kishte alarmuar rregullatorin gjerman të tregut se ka kaluar kufirin e aksioneve vetanake prej 3,0 dhe 5,0 për qind në kompani. 

Cipries tha për mediat gjermane se investuesit duhet të respektojnë rregullat e tregut. 

Daimler në një kumtesë të shkurtër ka përshëndetur aksionarin e ri, dhe se do të mundet në mënyrë konstruktive të bisedojë për ndryshimet më industri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat