Dizajni final i Honda Urban EV, ishte gati para se të prezantohej koncepti

Auto

Dizajni final i Honda Urban EV, ishte gati para se të prezantohej koncepti

Më: 14 mars 2018 Në ora: 00:21
Honda Urban EV

Versioni që del nga prodhimi gjatë vitit që vjen, nuk do të dallojë më shumë se ky.

Gjatë shtatorit të kaluar, Honda prezantoi konceptin e Urban EV që u bë ylli i panairit të Frankfurtit.

Lëvizë në një platformë krejtësisht të re dhe punon tërësisht me bateri, ndërsa është gati për prodhim në gjysmën e dytë të 2019-ës. Në fakt, mund të porositet që tani. Këtë e ka konfirmuar në Makoto Iwaki, që është shefi i dizajnit të makinave Honda, së bashku me lajmin se versioni final ishte gati para konceptit.

“Për dallim prej disa elementeve, është gati tërësisht i njëjtë me formën finale”, ka thënë Iwaki. Sipas tij, është dashur të bëhen teste dhe hulumtime nëse gjithçka është në rregull, ndërsa që të mos shkaktojnë ndonjë zhgënjim, e prezantuan fillimisht konceptin. Ky i fundit, ka rrota më të mëdha dhe është më i ulët, gjë që do të ishte shumë jo praktik për rrugë.

“E punuam vetëm për çështje studimi, nuk kishim ndërmend ta prodhonim”, ka thënë Iwaki, që edhe pozoi para një modeli Urban. Kjo makinë elektrike, pritet të del nga prodhimi ashtu siç u prezantua në Geneva Motor Show 2018, ndërsa për të pritet të ketë kërkesa të mëdha në shtetet e Evropës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat