Peugeot 508 ndryshon gjithçka

Auto

Peugeot 508 ndryshon gjithçka

Më: 1 prill 2018 Në ora: 21:47
Peugeot 508

Peugeot do të prezantojë modelin e ri Peugeot 508 si premierë në panairin e veturave në Zagreb, i cili do të mbahet nga data 10 deri 15 prill.

Modeli i ri ka konstrukt më të ultë dhe të kompakt, dizajn më të ashpër të jashtëm dhe me pamje spektakulare të brendshme, e cila vjen si kombinim i sistemit të Peugeot i-Cockpit®.

Peugeot 508 është i gjatë 4,75 metra, drita të pasme FULL HD, tabelë të instrumenteve me rezolucion të lartë dhe ekran 12,3 inç, ndërsa peshon 70 kg më pak në krahasim me pararendësin e tij.

Ai po ashtu shpenzon më pak karburant, ofron më shumë siguri dhe performanca më të mira, thonë në kompani.

Posedon motor dizel 2,0 litra, me ndërrues prej tetë shpejtësive në mënyrë automatike.

508 i ri është në pajtim me normën Euro 6.c, i pajisur me motorin e ri PureTech dhe BlueHDi, të gjithë me teknologjinë SCR.

Në variantin benzinë janë dy oferta me motor 1.6L PureTech : PureTech 180 S&S EAT8  dhe PureTech 225 S&S EAT8.

Në variantin me dizel janë katër opsione me motorët 1.5L dhe 2,0L BlueHDi: BlueHDi 130 S&S BVM6, BlueHDi 130 S&S EAT8, BlueHDi 160 S&S EAT8  dhe BlueHDi 180 S&S EAT8.

508 i ri është prodhuar në fabrikën në Mulhouse në Francë dhe në tregun kroat pritet të dalë në shitje më vonë gjatë këtij viti.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat