Konflikti tregtar SHBA-Kinë detyron BMW të zhvendosë fabrikën

Auto

Konflikti tregtar SHBA-Kinë detyron BMW të zhvendosë fabrikën

Më: 8 prill 2018 Në ora: 16:55
BMW

BMW dhe Daimler, i cili është pronar i Mercedesit, janë nën presion për të zhvendosur prodhimin e SUV jashtë SHBA-së, pas debatit tregtar me Kinën.

Kina ka propozuar një taksë prej 25 për qind për importet e veturave të SHBA-së, në përpjekje për të promovuar veturat vendore.

Propozimi do të godasë pothuajse 300,000 vetura, ku po thuajse 7-11 miliardë dollarë të importit të përgjithshëm vjen nga prodhuesit gjermanë.

Image

Fabrika më e madhe e BMW-së ndodhet në Spartanburg, Karolina Veriore, ku prodhohen modelet X3, X4, X5, X6 dhe SUV-i i ardhshëm X7.

Ai është eksportuesi më i madh i veturave nga SHBA-ja në terma të vlerës, por me tarifën e re kompania mund të humbasë 980 milionë dollarë, ndërsa Daimler do të humbasë 775 milionë dollarë.

Image

"Duhet të marrim vendime rreth fabrikës në Spartanburg ose fabrikave në Meksiko”, tha anëtari i bordit të BMW-së, Peter Schwarzenbauer.

BMW ka eksportuar vitin e kaluar 100,203 vetura nga fabrika në Spartanburg, ose gjithsej 18 për qind e prodhimit të përgjithshëm botëror të kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat