Kia Proceed Shooting Brake arrin në tetor - Bota Sot
Kia Proceed Shooting Brake arrin në tetor

Auto

Kia Proceed Shooting Brake arrin në tetor

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:17
Kia Proceed Shooting Brake

Modeli i tretë i karrocerisë së gjeneratës më të re të modelit Ceed do të ketë premierën në auto-sallonin në Paris.

Sipas informatave, Proceed klasik Coupe nuk është në plan, por Shooting Brake do të ketë versionin e tij prodhues në sallonin e automobilave që do të mbahet në kryeqytetin e Francës,

Ky informacion është konfirmuar nga njëri nga udhëheqësit e kompanisë, David Labrosse, në bisedë për Auto Week.

Pritet që Proceed Shooting Brake të jetë më tepër sportiv se sa varianti klasik, në mënyrë që të mos rrezikojë shitjen e karavanit.

Kia pas versionit Shooting Brake pritet t’iu ofrojë konsumatorëve edhe një model nga familja Ceed. Bëhet fjalë për variantin sportiv me pesë dyer, i cili do të ketë shenjën GT.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test