BMW iX3 elektrik arrin në panairin e Pekinit

Auto

BMW iX3 elektrik arrin në panairin e Pekinit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 16:21
iX3

Përveç konkurrencës sportive M2, BMW do të prezantojë konceptin e një SUV X3 elektrik në kryeqytetin e Kinës.

Prodhuesi bavarez njoftoi se koncepti iX3  do të ketë një maskë të përparme pak më të ndryshme nga ajo që jemi mësuar të shohim në veturat BMW.

Modeli iX3 bazohet në standardin BMW X3, me disa detaje stilistike dhe funksionale që do të ndryshojnë vizualisht nga modelet konvencionale të vozitjes.

Detajet teknike dhe specifikimet e veturës elektrike nuk janë të njohura për momentin, kështu që duhet pritur për më shumë informacion më 25 prill dhe fillimin e panairit të automobilave.

BMW ka njoftuar se shitja e iX3 do të fillojë në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat