Brabus i jep pamje më tërheqëse e kuajfuqi shtesë Mercedes-Benz X-Classës - Bota Sot
Brabus i jep pamje më tërheqëse e kuajfuqi shtesë Mercedes-Benz X-Classës

Auto

E martë, 16 tetor 2018

Brabus i jep pamje më tërheqëse e kuajfuqi shtesë Mercedes-Benz X-Classës

Më: 15 maj 2018 Në ora: 16:00
Mercedes-Benz X-Class

Kompania e famshme Brabus e cila merret vetëm me modifikimin e veturave të Mercedesit, ofron një paketë të re për Mercedes-Benz X-Class.

Paketa e re përfshinë disa elemente të Brabusit për pamje tërheqëse të eksterierit, dritat “Brabus” mbi çati, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me katër gypa, rrotat “Monoblock X” prej 20-inç e goma 285/45 R20 (Continental, Pirelli ose Yokohoma), pedalet nga alumini, pragjet “Brabus” nga çeliku, si dhe një numër të mundësive për personalizim të interierit.

Për versionin X 250d ofrohet edhe paketa “Brabus D4 PowerXtra”, e cila motorit dizel 2.3-litër Turbo me katër cilindra i shton 15 kuajfuqi, që i bie tani të ketë në total 155 kW/211 kuajfuqi. Me këtë paketë, ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 11,5 sekonda.

Në përgatitje është edhe paketa “Brabus Performance” për top versionin X 350d.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test